Përparim Rama: Zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve

14 nëntor 2021 | 21:23

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është zotuar se do të jem kryetar i të gjithëve.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kjo është fitore e të gjithë qytetarëve të Prishtinës.

“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin në rundin…