Përplasen ndërmjet vete yjet e Bayernit

11 prill 2019 | 18:30

Edhe pse Bayern Munchen iu rikthye rezultateve pozitive në kampionat, tensioni në kampin “bavarez” duket i pashmangshëm.

Mediet gjermane raportojnë se paraditen e së enjtes dy futbollistët, Robert Lewandowski dhe Kingsli Coman, janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas “Bild”-it, polaku ka kritikuar francezin. Edhe ky i fundit nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet teksa situata ka kaluar në përplasje fizike. Lewandowski dhe Coman nuk i kanë kursyer grushtet mes vete.

Për ta qetësuar situatën kanë ndërhyrë mbrojtësit Sule dhe Boateng. Një ngjarje e pazakontë që nuk i ka hije një klubi të madh si Bayern Munchen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kanë plagosur një person i…