Përplasen tri automjete në Milot, lëndohen dy persona

19 janar 2020 | 16:55

Një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës së kombit në Milot, ku tri automjete janë përfshirë në këtë aksident.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit.

Sipas policisë në vendngjarje, dyshohet se deri të aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar.

Njëri nga të lënduarit bëhet me dije se ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se në këtë kampionat Leicester City është skuadër më…