Përplasje mes Trump dhe Twitter/ Çfarë i ndodhi postimit të presidentit amerikan

30 maj 2020 | 11:01

Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv nga Presidenti Donald Trump, që kërkon të heqë imunitetin ligjor të rrjeteve sociale, nuk është pritur mirë nga Twitter.

Rrjeti social ka fshehur një postim nga Trump, duke thënë se shkel rregullat. Presidenti në postimin e tij shkruante për protestat në Minneapolis për shkak të vrasjes së një qytetari me ngjyrë nga afektivi i policisë.

Postimi nuk është fshirë, por është vendosur një paralajmërim dhe mund të shikohet vetëm nëse klikon në të.


“Twitter ka përcaktuar se është në interesin e publikut nëse ky Tweet mund të jetë i aksesueshëm”, thuhet në paralajmërim.

Presidenti amerikan ndodhet mes liderëve të tjerë botërorë, tweet-et e të cilëve janë censuruar.

Në shkurt të vitit 2019, Twitter fshiu një postim nga Udhëheqësi i Lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamene, pasi u duk se kërcënonte autorin Salman Rushdie.

Gjithashtu vitin e kaluar, disa llogari të lidhura me Presidentin Kuban Raul Castro dhe anëtarët e qeverisë së tij u pezulluan, për shkelje të politikave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha palët duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese,…