Përplasje në Hagë, avokati i Pjetër Shalës: A po frikësohet ZPS-ja nga realiteti?

24 gusht 2023 | 16:30

Përplasje e ashpër ka ndodhur të enjten në Gjykatën Speciale të Hagës.

Aty avokati i Pjetër Shalës ka thënë se është i zhgënjyer nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

“Jam i zhgënjyer sepse kam ndjesinë që ka njëfarë nxitimi për përfundim të çështjes apo mos t’i japin kohë mbrojtjes të prezantojë provat e veta nga kolegët e ZPS-së”, ka thënë Gilissen.

Ai ka thënë se e pyet veten se çfarë po ndodh dhe se nga çfarë ka frikë ZPS-ja, apo mos ka frikë të dëgjojë disa persona që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe a ka frikë nga realiteti, por se nga ana e ZPS-së nuk ka pasur asnjë koment, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, prokurori Filippo De Minicis, ka thënë se mbrojtja duhet të tregojë se cilat pjesë të dëshmive të dëshmitarëve ndërkombëtarë bien ndesh me dëshmitë e dëshmitarëve konkret në këtë çështje.

I njëjti ka thënë se nuk kuptohet rëndësia e lëvizjes së Brigadës 128 dhe provat lidhur me të, duke i cilësuar si deklarime shumë të përgjithshme.

Ndërsa avokati Mohamed Hedi Aouini, ka deklaruar se përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pretendon se Shala ka qenë në Brigadën 128, ata do sjellin persona që tregojnë se kjo nuk është e vërtetë.

“Do sjellim persona që kanë punuar në logjistikë në këtë fabrikë që nuk e kanë parë Shalën aty ose e kanë parë vetëm një ditë, ka marrë armët dhe ka shkuar të luftojë për kombin e tij”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë nuk ka më dyshime, Alexis Sanchez do të kryejë…