Përplasje në komision parlamentar, deputetja e AAK-së me akuza për deputetët e LDK-së e LV-së

02 nëntor 2020 | 11:31

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli kanë pasur një përplasje gjatë mbledhjes së Komisionit hetimor parlamentar për hidrocentralet, duke e akuzuar njëri-tjetrin se po bëjnë politikë në çështjet me të cilat po merret ky komision.

Haxhiu ka drejtuar akuza ndaj anëtarëve të LDK-së dhe LV-së në këtë komision se nuk kanë marrë pjesë në vizitën që i është bërë lumit “Lumbardhi” në Deçan.

“Gjithmonë me pasur material më shumë është më mirë. I kemi kërkuar ministrit raportin e monitorimit të inspektorëve. Është një proces që ne duhet me hetuar, jo me bërë politikë në këtë komision. Më shumë po bëni garë që mos me u hetuar. Unë kam mjaft pyetje. Kjo punë e këtij komisioni, duket se nuk është interes me hetuar asgjë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë se e ka vizituar “Lumbardhin” bashkë me Grupin e Deputetëve të Gjelbër, më herët se vizita nga ana e komisionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të…