Përplasjet pozitë-opozitë: Si u shndërrua Kuvendi i gazit lotsjellës dhe vezëve në ‘arenë përleshjesh’? (video)

13 korrik 2023 | 13:44

Fortifikimi i Albin Kurtit nga mbrojtja e afërt dhe deputetët e ministrat e kabinetit të tij sot ka ndodhur në hapësirën e Kuvendit të Kosovës.

Krejt kjo erdhi nga përplasja dhe rrahja që ndodhi mes pozitës dhe opozitës në Kuvend derisa i pari i shtetit mbante fjalimin e tij lidhur me marrëveshjen që është arritur Bratisllavë për depërshkallëzim të situatës në veri të vendit.

“Molla e sherrit” e të gjithë zhvillimeve sot ishte  një fotografi e vendosur nga deputetja Ganimete Muliu, ku Kurtit iu bë një portretizim i filmit të animuar “Pinokios”, por vetëm se kryeministri kosovar ishte shndërruar në këtë imazh që përdoret për personat që gënjejnë.

Nuk shkoi shumë nga ky moment, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me vrap shkoi e largoi fotografin derisa, Kurti mbante fjalimin e tij e nuk ndalonte në asnjë moment.

Veprimet e deputetëve të PDK-së nuk mbetën me kaq, nuk shkuan shumë sekonda, Mërgim Lushtaku hodhi ujë drejtë Kurti dhe Bislimit, i cili ky i fundit e gjuajti me shishe Lushtakun. E derisa kjo ndodhi ministrat e Kurtit të gjithë u sulën në mbrojtje të tij bashkë me deputetët e tjerë dhe mbrojtjen e afërt.

Kështu përplasja u zgjerua me deputetët të pozitës e opozitës bashkë me ministrat e qeverisë Kurti që e mbronin kryeministrin.

Ngjarje të tilla në Kuvendin e Kosovës kanë ndodhur edhe herave të tjera.  Në maj të vitit të kaluar, Kurti  i injoroi me një buzëqeshje zhurmat, filikaqat e përplasjet e deri tek kapja e kutive të votimit që u kthyen në sallën e Kuvendit të Kosovës nga deputetët opozitar. Kjo e kishte shtyrë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufa, që ta ndërpresë seancën

E gjithë këtyre veprimeve kryeministri i vendit, Albin Kurti, iu përgjigj me një buzëqeshje.

Por, pamje të ngjashme brenda institucionit legjislativ janë parë edhe në kohën kur vet Kurti ishte në opozitë. Madje i kishte nisur vet. Ai më 22 shtator të vitit 2015 e kishte gjuajtur me vezë kryeministrin Isa Mustafa në sallë të Kuvendit. E po ashtu në tetor të të njëjtit vit, Kurti kishte përdorur hedhjen e ujit dhe gazitlotsjellës për ndërprerjen e seancave në Kuvendin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka realizuar një tjetër…