Perry – Swift, më në fund bëjnë paqe

10 maj 2018 | 11:44

Një degë të vërtetë ulliri i ka dërguar Katy Perry rivales së vjetër Taylor Swift, me qëllimin e qartë që t’i japë fund përballjes mes dy superyjeve.

Swift, që do të nisë së shpejti një turne të sajin, ndau një video të pakos që kishte marrë nga Perry ku, përveç degës së ullirit, kishte edhe një shënim me fjalët “Më vjen keq”.

Dega e ullirit është simbol i paqes. Të dy këngëtaret ishin përfshirë në një zënkë në lidhje me kërcimtarët shoqërues, e kishin shkruar edhe këngë për njëra-tjetrën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i popit, Justin Bieber, është një ndër personazhet më…