Përse shkrimtarët e duan aq shumë temën e epidemive

31 mars 2020 | 09:54

The Guardian

Trilogjia distopike e shkrimtares kanadeze Margaret Atwood, “MaddAddam”, “Ferri” i Dan Brown, trilogjia e Louise Welsh “Plague Times”, romani thriller më i shitur i Terry Hayes “I Am Pilgrim”, apo dhe seriali britanik televiziv “Utopia” – mbushur me histori për pandemitë (të rënda apo në rrezik shpërthimi) mbeten vazhdimisht të kërkuara prej audiencave, dhe për shkak se janë në gjendje të parashikojnë se çfarë do ndodhë në të ardhmen. Ndërkohë që vepra të tilla artistike nuk kanë thuaj ndonjë ndryshim prej njëra- tjetrës vec kohës kur shtrihen, temat që ato shtjellojnë, pra e sëmundjeve infektive prej kohësh ka tërhequr shumë shkrimtarë të shquar …

Xhovani Bokacio, “Dekameroni” (viti 1353)

Dhjetë fjorentinas largohen prej qytetit të tyre i goditur tashmë prej Vdekjes së Zezë. Ata arratisen drejt kodrave dhe së bashku rrëfejnë plot 100 histori nën kornizën e një koleksioni tregimesh; një rol kyc pati ky libër më pas tek një tjetër botim disa vite më vonë, The Canterbury Tales, me autor, babain e letërsisë angleze Geoffrey Chaucer.

Daniel Defoe, “A Journal of the Plague Year” (viti 1722)

Një roman që rrëfen përvojën e një njeriu gjatë murtajës bubonike që përfshiu Londrën në vitin 1665 por duke përdorur një detaj; një elitë të pasur për të stimuluar ngjarjet. Romanet e tjera që përmbajnë plagë të shekullit të 17-të përfshijnë “Restoration” e Rose Tremain, “Year of Wonders” i Geraldine Brooks dhe romani klasik italian “I promessi sposi” i Alessandro Manzoni.

Mary Shelley, “The last man” (viti 1826)

Ky është një thriller -shkencor post-apokaliptik. Romani rrëfen për një botë të re e cila është ringritur pas një murtaje të madhe. Romani u kritikua ashpër në atë kohë dhe mbeti i panjohur, duke u eklipsuar prej veprave të tjera më të njohura të autores, deri në një ringjallje studimore të saj në vitet 1960. Në roman përshkruhen portrete gjysëm-biografike të figurave romantike në rrethin shoqëror të Shelley, veçanërisht bashkëshortin e saj, Percy Bysshe Shelley si dhe Lord Byronin, aq shumë të njohur prej nesh.

Edgar Allan Poe, “The Masque of the Red Death” (viti 1842)

Në përrallën gotike të Poe, një abat ka qëllim të mbrojë një princ dhe të ftuarit e tij në një darkë ndaj murtajës, kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Por një figurë misterioze, nën një mantel të përgjakur, viktimë e kësaj epidemie, ndoshta dhe mishërimi i saj godet papritur parinë dhe u jep atyre ndëshkimin për një jetë të cilën nuk e meritonin. Është parë vazhdimisht si një histori profetike në lidhje me super të pasurit e kohës, mjeshtrit e Wall Street-it.

Albert Camus, “The Plague” (1947)

Shpërthimi i kolerës gjatë shekullit të 19-të ishte modeli më i mundshëm për një roman të ri të Camus. Ndërsa ai përshkruan sëmundjen që preku Oranin, subjekti është vlerësuar si shëmbëlltyra e solidaritetit njerëzor përballë një universi absurd. Romani shërbeu ndër të tjera edhe si një alegori mbi okupimit nazist të Francës.

Michael Crichton, “The Andromeda Strain” (viti 1969)

Shkencëtarët amerikanë po luftojnë të frenojnë ardhjen e një organizmi vdekjeprurës në palnetin Tokë prej një sateliti ushtarak. Është konstatuar se virusi me emrin ‘Andromeda’ i vret të gjithë në qytetin e Arizonës ndërsa sateliti ulet. Romani dramatik i Crichton shkaktoi një bum shpërthyes në shkencë e teknologji.

Stephen King, “The Stand” (viti 1978)

Një premisë të ngjashme me atë të filmit të Crichton; sërish ushtria amerikane fajësohet. Këtë herë duke lejuar një shpërndarje të virusit të krijuar për përdorim të mundshëm, si armë biologjike. Një roman distopik megjithëse shfrytëzohet nga kinemaja si një film artistik. Vetëm 1% e popullsisë së botës mbijeton, pasi një njeri bart virusin që vjen nga një bazë ushtarake.

Richard Preston, “The Hot Zone” (viti 1994)

Është konsideruar si një libër jo fiction, por që mbështetet thellë në teknikat thriller. Një hibrid thujase i ngjashëm me atë të D. Defoe. Është konsideruar “tmerrues”, ndërsa një grup hetimor merret me incidente fatale ose gati-fatale që përfshijnë viruse vdekjeprurëse si Sida dhe Ebola, përfshirë zbulimin e një mutacioni të një virusi më të fundit zhvilluar në një laborator në Virginia. Ebola është konsideruar gjithashtu si një armë biologjike të cilën Irani e përdor kur sulmon armiqtë e tij rajonal.

Jose Saramago, “Blindness” (viti 1995)

Romani që ka fituar çmimin Nobel i autorit portugez, paraqet një epidemi gati universale të verbërisë që prek një qytet të panjohur. Ashtu si Murtaja e Camus, romani kërkon lexime metaforike dhe në qendër të tij është një doktor; megjithëse edhe gruaja e tij është një personazh po aq e spikatur.

Jim Crace, “The Pesthouse” (viti 2007)

Dikur i cilësuar si vendi më i sigurt, më i prosperuari në tokë, Shtetet e Bashkuara janë bërë një vend me me popullsi kaotike e thjesht të paqëndrueshme.

Në të gjithë vendin, familjet udhëtojnë drejt të vetmes shpresë të mbetur: udhëtimi me një anije drejt Evropës. Ndërsa Franklin Lopez po shkon drejt oqeanit, ai befas takon Margaret, një grua të sëmurë, e destinuar të vdesë në izolim. Të dy bashkojnë forcat, për të rendur drejt së ardhmes së tyre. Me një prozë të mrekullueshme dhe një vështrim të thellë të karakterit amerikan, Jim Crace, një nga shkrimtarët amerikanë më ambiciozë vazhdimisht, krijon në roman një histori mjeshtërore të përpjekjes njerëzore për të duruar./Tch/M. Stafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se pjesa më e madhe e aviacionit nëpër botë…