Përsëritet votimi për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

28 shkurt 2019 | 16:12

Për shkak të mosarritjes së votave të mjaftueshme, do të përsëritet votimi për anëtarët e propozuar për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Nga votimi i 88 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Bekim Jakupi mori 35 vota, Petrit Pepaj 22, kurse, Perparim Kabashi 16 vota dhe Fadil Ismajli 8.
Votimi do të përsëritet për dy anëtarët me më së shumti vota, Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet…