Përurohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Zabërgj

24 nëntor 2022 | 12:39

Në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zabërgj kanë përfunduar punimet për renovimin e tërësishëm të objektit, me ç’rast sot është bërë edhe përurimi i saj, kjo falë investimit të Komunës së Mitrovicës.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj AMF-je morën pjesë kryetari i komunës, Bedri Hamza, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, drejtor të drejtorive komunale, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, si dhe banorët e fshatit Zabërgj.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka uruar banorët e këtij fshati për këtë projekt, duke thënë se tani kjo ambulancë do të plotësoj nevojat e qytetarëve të asaj zone dhe do të marrin shërbime cilësore dhe efikase me gjitha pajisjet e nevojshme dhe stafin e kompletuar.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka thënë se kjo qendër ka punuar në kushte të mjerueshme, kështu që Drejtoria e Shëndetësisë i dha prioritet renovimit në tërësi të saj.

Vlen të potencohet se nesër do të bëhet gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Stan Tërg, ndërsa javën e ardhshme do të bëhet përurimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Shipol, pas renovimit në tërësi të objektit brenda dhe jashtë saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntori na përgatit për fundin e vjeshtës, por ajo që…