Përurohet çerdhja në Ratkoc të Rahovecit

01 qershor 2023 | 13:53

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, në Ratkoc të Rahovecit është përuruar çerdhja e re.

Vlera e ndërtimit të këtij objekti është 508.260,43 euro.

Kjo çerdhe përmban tri klasa për grupmoshat 2-3 vjeç, me gjithsej 82 fëmijë; katër klasa për grupmoshat 4-5 vjeç, me gjithsej 94 fëmijë; dy mensa, në të cilat mund të ushqehen njëkohësisht gjithsej 76 fëmijë; dhomë gjumi me 26 shtretër; zyrën e drejtorit/drejtoreshës; zyrën e mjekut; zyrën e administratës për katër persona; zyrën e pranimit; zyrën e psikologut/pedagogut; zyrën e sekretarit; nyjet sanitare; dhe korridore dhe hapësira të tjera, të mjaftueshme për stafin dhe fëmijët.

“Ne nuk do të ndalemi asnjëherë që fëmijëve tanë t’u ofrojmë kushte sa më të mira për ta”, ka thënë kryetari Latifi.

May be an image of 4 people

May be an image of crowd

May be an image of 5 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas, Lionel Messi do të largohet në fund të…