Përurohet Hypermarketi “Kiana” në Ponoshec, Teuta Haxhiu: Faleminderit Afrim Osmani për 23 vende të reja pune

31 maj 2026 | 15:51

Në Ponoshec të Rekës së Keqe në Gjakovë është bërë sot hapja solemne e Hypermarketit “Kiana”, në pronësi të afaristit Afrim Osmani.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kandidatja për deputete nga Aleanca, Teuta Haxhiu, e cila në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 12.

Me këtë rast, Haxhiu vlerësoi kontributin e Osmanit në zhvillimin ekonomik dhe punësimin lokal, duke theksuar se hapja e këtij biznesi ka sjellë 23 vende të reja pune.

“Afaristët e suksesshëm si Afrim Osmani, nga Nivokazi i Kullave dhe i traditës, meritojnë respekt dhe mbështetje të veçantë. Krahas veprimtarive të shumta që zhvillon, ai sot në Ponoshec të Gjakovës ka krijuar edhe 23 vende të reja pune përmes Hypermarketit ‘Kiana’.

Afrim, të faleminderit shumë për këtë mundësi të re për 23 familje të lokalitetit tonë. Ju uroj shumë suksese dhe mbarësi në vazhdim.

Sektori privat është motori i ekonomisë dhe çelësi i zhvillimit”, ka deklaruar Haxhiu.

Hypermarketi “Kiana” pritet të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës dhe në përmirësimin e ofertës tregtare për banorët e Rekës së Keqe dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Korçë-Ersekë. Sipas…