Përurohet monografia “SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLENË”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi

21 korrik 16:11

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovec nën organizimin e kryetarit të komunës Smajl Latifi, në kuadër të aktiviteteve të parapara për shënimin e “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1999” në Rahovec, është përuruar sot monografia “SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLENË”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin familjarët dhe bashkëluftëtarë të  dëshmorit  kombit Mizahir Isma.

Profesori Sabahajdin Cena, redaktor i monografisë është shprehur se të gjithë ata e kanë njohur, kanë bashkëvepruar dhe bashkëluftëtar me Mizahirin dhe grupin e tij, autori Qemajl Krasniqi i lidh mirë dhe i funksionalizoi në strukturën e sajimit të imazhit për një dëshmor që në saje të përshkrimeve të Krasniqit, të gjithë lexuesit do ta ndërtojnë imazhin për Mizahirin dhe luftën e tij.

Hazir Luta, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë botuese “Art Muza”, i cili po i ndihmon në botimin e librave për dëshmor tha se në librin “SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLENË”, monografi për dëshmorin Mizahir Isma, me autor Qemajl Krasniqi, është një tablo e jetës së këtij atdhetari të shquar jo vetëm i Rahovecit por i mbarë Kosovës e trojeve shqiptare gjithandej.

“Kjo monografi, është një përmendore lëvizëse që do të qarkullojë dorë më dorë dhe do të vihet në raftet e librarive e bibliotekave tona, në mënyrë që brezat ta kujtojnë e nderojnë sakrificën madhore të bijve të vetë. Shkrimi i librave me dëshmi e fakte është një kontribut i çmuar për historinë tonë, prandaj e përgëzoj autorin Qemajl Krasniqi dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në daljen në dritë të kësaj vepre monumentale. Pavarësisht sa e si është thënë e shkruar, asnjëherë nuk duhet të mjaftohemi me shkrimin e këtij lloji të krijimtarisë letrare, ngase populli i Rahovecit ende ka për të treguar. Historia e rëndë e tragjike ka pasur heronjtë e vetë, dhe mendoj se nuk është bërë sa duhet në pasqyrimin e kësaj historie. Personalisht mbetem i përkushtuar që të mbështes të gjithë ata që i qasen kësaj pune, sepse në fund të fundit kjo është historia jonë, ata që ranë në beteja, ata që vdiqën me buzët e shkrumbuara për një troh liri, ata që u dergjën burgjeve e kampeve serbe në dekada, ishin njerëzit tanë dhe gjaku unë nuk bëhet. Pasardhësit tanë, por edhe bota e qytetëruar duhet ta dijë sa shumë jemi munduar e sa shumë djersë e gjak kemi dhënë për këtë tokë. Ky është gjaku ynë që as nuk thahet e as nuk falet. Ndërtimi i monumenteve dhe investimi në trashëgiminë tonë kulturore e historike është ndër obligimet tona dhe është bazamenti mbi të cilin duhet të ndërtohet e ardhmja. Kujtesa historike është cilësi e popujve të civilizuar dhe ne duhet të dëshmojmë civilizim” është shprehur në fjalimi e tij kryetari Latifi.

Djali i dëshmorit Mizahir Isma, Jetulla Isma në fjalimin e tij u shpreh se sot jam i nderuar që në emër të familjes Isma të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për realizimin e këtij libri. Falënderoj shokët dhe bashkëluftëtarët e dëshmorëve Arian Brahimi-Shkodrani, familjen e Eshrefedin Kastrati, familjen e Bekim Ismës dhe të babit tim, të cilin e kanë dhënë informacionet për luftën dhe rënien e dëshmorëve.

Autori i monografisë “SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLENË”, Qemajl Krasniqi tha se jam i nderuar që kam përkrahjen dhe mundësinë për të shkruaj libra për dëshmorët në këtë rast për dëshmorin Mizahir Isma. Përmes shkrimit e më pas edhe botimit të librave, po dokumentojmë atë se çka ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale…