Përurohet projekti për rregullimin e parkut në fshatin Gjyrkoc të Shtimes

28 shtator 2022 | 13:28

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të qeverisë dhe komunës si dhe mbarëvajtjen e proceseve të projekteve komunale.

Ministri Krasniqi dhe kryetari Aliu kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt.

Gjithashtu, ministri Krasniqi dhe kryetari Aliu së bashku me banorët e fshatit kanë përuruar projektin ‘Rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc’, financuar nga programi për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se Presidenca…