Përurohet rinovimi i shërbimit të emergjencës në spitalin e Gjilanit

21 gusht 15:36

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar qytetin e Gjilanit për të përuruar Shërbimin e ri Emergjencës në Spitalin e Gjilanit.

Aty janë investuar rreth 200 mijë euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve mjekësore për pacientët.

Drejtori Sejdiu ka thënë se ky investim është bërë në vazhdën e përmirësimit të kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

“Është prioritet i yni që, përveç përmirësimit të infrastrukturës, gjithashtu bëjmë furnizimin me pajisje. Kemi përmendur vitin e kaluar që prioritet për këtë vit do të jenë edhe spitalet rajonale, sepse të gjitha janë pjesë e sistemit tonë shëndetësor. Të gjitha këto po bëhen për të mirën e pacientit”, është shprehur Sejdiu.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se investimet në Spitalin e Gjilanit do të krijojnë një ambient më të mirë pune për stafin shëndetësor, i cili do të jetë në gjende t’i ofrojë shërbime cilësore pacientit.

“Është kënaqësi me qenë sot këtu me juve, me gjithë personelin shëndetësor, të cilin e kemi edhe sot pas vetës dhe të cilët për një kohë të gjatë kanë pritur që të kenë ambiente më të mira, që të kenë mundësi t’ju ofrojnë pacientëve tanë më të mirën, duke pasur pajisje më moderne”, ka theksuar Ismaili.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

Nisret Hajrullahu, drejtor i Spitalit të Gjilanit, u shpreh i kënaqur me investimet e bëra, ndërsa tha se përmirësimi i kushteve në Emergjencë rrit kualitetin e punës. “Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë, e cila do ta rrisë cilësinë e punës. Është ndërruar inventari deri te aparatura mjekësore. Gjithçka do të jetë në shërbim të pacientit dhe qytetarit të Gjilanit”, ka thënë Hajrullahu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar…