Arrestohet prokurorja speciale në Maqedoni, Katica Janeva

21 gusht 2019 | 15:27

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici nga banesa e saj në lagjen “Kozle” të Shkupit.

Jo zyrtarisht siç mëson ka mësuar “Alsat”-i janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, e ndër ta janë edhe dy politikanë.

Në orën 14:00 është caktuar një konferencë shtypi e prokurorit publik, Ljubomir Joveski, dhe shefes së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokurore e lëndës “Reket”, Vilma Ruskovska.

Raportohet se policia nga shtëpia e saj në “Kozle” ka shoqëruar Janevën në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Për momentin, policia ka rrethuar shtëpinë e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva në “Kozle” të, Shkupit, për shkak se kishte urdhëruar arrestimin e saj. Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket”, por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar.

Forcat policore kanë ndërhyrë në shtëpinë e saj në ”Kozle” dhe po arrestojnë prokuroren speciale, Katica Janeva.

Raportohet se për Katica Janevën dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarisht ekzistojnë edhe dëshmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi Jemi rritur duke mësuar në shkolla se Marin…