SKËNDERBEU DHE KOSOVA

21 gusht 15:20

Blerim Latifi

Jemi rritur duke mësuar në shkolla se Marin Barleti është i pari që shkroi biografinë e Skënderbeut. Në fakt e vërteta është ndryshe!

Njeriu i parë që shkroi një tekst biografik mbi jetën e Skënderbeut është një shqiptar nga Kosova, Martin Segoni, i lindur në Novobërdë dhe i doktoruar në jurisprudencë në Padova të Italisë, vetëm pak vite pas vdekjes së Skënderbeut.

Është mahnitëse kur e sheh se qysh në atë kohë, në Kosovë, kishte dijetarë të cilët e kishin nivelin intelektual të barabartë me kolegët e tyre në Evropë!

Kush e di edhe sa të tjerë si Martin Segoni qëndrojnë të fshehur në arkivat e pluhurosura të botës, në pritje për të dalë në dritë, e për të na dëshmuar se kjo tokë kishte dhe ka identitet e vlera civilizuese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj firmave…