Përurohet salla e edukatës fizike në shkollën “Dëshmorët e Zhurit”

21 janar 2021 | 17:50

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, kanë bërë përurimin e sallës së re të edukatës fizike të shkollës “Dëshmorët e Zhurit” në fshatin Zhur. Kjo sallë, që përfshinë një sipërfaqe prej 1.145 metra katrorë, i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive duke përfshirë hapësirë të lojërave sportive, gardërobat, banjat dhe nyjat sanitare për nxënës (femra dhe meshkuj), hapësirën dhe nyjat sanitare për mësimdhënësit si dhe hapësirat për rekuizita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori i Bakus, i mbajtur në muajin shtator të vitit…