Përurohet stacioni i parë model i autobusëve në Skenderaj

04 dhjetor 2018 | 13:44

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të martën ka marrë pjesë në përurimin e pikës së parë të stacionit model të autobusëve në këtë komunë.

Jashari ka thënë se ky stacion është me kushte shumë të përshtatshme, ulëse dhe WC publike, për udhëtarët që presin linja të autobusëve, afër Çerdhes së Fëmijëve “Nëna Zahide”.

“Kjo pikë stacioni, që nuk do të jetë e vetme në Skenderaj, është dhuratë nga firma ‘Shkumbini – AG’ nga Deçani, me pronar Nexhat Ramë Mulaj, menaxher Sevdai Radogoshi dhe drejtor Samir Osmanaj, të cilët i falënderoj në emër të qytetarëve të Skenderajt, për këtë të mirë që na bënë. Do të shtojmë edhe pika tjera të tilla nëpër vende të ndryshme brenda territorit të komunës sonë, aty ku ka numër më të madh të udhëtarëve që presin”, ka thënë kryetari Jashari.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot në 20-vjetorin e rënies…