Përveç vajzës që ka lënë të vdekur, burri ka therur edhe gruan dhe vajzën tjetër

06 maj 2025 | 09:04

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.

Lajmin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

“Dyshohet se babai ka lënduar me thikë dy vajzat e tij, një 15 vjeçare e cila ka ndërruar jetë në vend ngjarje dhe 10 vjeçare e cila ndodhet në QKUK në gjendje të rendë. I dyshuari tashmë është arrestuar”, tha Bytyqi.

Zëdhënësi i Policisë tha gjithashtu se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i dëmtimit të varrezave ka ndodhur pasditen e…