Përzgjedhësi Qerimi zbardh listën për ndeshjet e janarit

23 dhjetor 2021 | 17:14

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023.

Kosova më 5 janar luan në Prishtinë me Greqinë, kurse ndeshja e dytë ndaj grekëve zhvillohet më 9 janar në Kretë. Më pas “dardanët” përballen me Turqinë më 12 janar në Prishtinë, ndërsa cikli kualifikues përmbyllet me ndeshjen Belgjika – Kosova, që është më 15 janar. Kosova tashmë ka luajtur dy ndeshje, me Turqinë dhe Belgjikën, ndërsa e ka një pikë, sa edhe Belgjika.

Kosova synon njërin prej dy vendeve të para në grup, që siguron avancimin në fazën e dytë kualifikuese. Përzgjedhësi Qerimi për ndeshjet e janarit llogarit në 21 lojtarë. Por fillimisht Kosova luan miqësore me Malin e Zi të dielën në Podgoricë. “Dardanët” grumbullohen të premten në “Hotel Internacional” në Prishtinë. Grumbullimi i lojtarëve bëhet prej orës 11:00 deri në orën 12:00. Stërvitja e parë është nga ora 15:30 në Pallatin e Rinisë.

Stërvitje tjetër Kosova mban të shtunën prej orës 9:30, kurse pas drekës është udhëtimi për në Podgoricë. Prej 27 deri më 30 dhjetor, Kosova sërish ushtron në Prishtinë, ndërsa më pas stërvitjet rifillojnë më 2 janar.

Lista e lojtarëve

Agon Bajqinovci, Kastriot Jupa, Valon Dedaj, Drenit Tahirukaj, Deniz Terziqi, Arti Luzha, Arbios Mushkolaj, Luigj Quni, Festim Mustafa, Drilon Tahirukaj, Lulëzim Shabani, Haris Berisha, Florian Rexha, Mursel Mehmeti, Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Salih Maxhera, Egzon Gjuka, Liridon Zena, Shaban Zogaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin…