Pesë ankesa i shkojnë Gjykatës Supreme për vendimin e PZAP-it

12 nëntor 2019 | 15:30

Pesë ankesa kanë shkuar në drejtim të Gjykatës Supreme rreth rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit nga ana e KQZ-së dhe vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Pas interesimit të “Kosovapress”, Gjykata Supreme ka thënë se që të gjitha ankesat janë individuale të deputetëve.

Nga këto ankesa, një është nga kandidati për deputeti i LDK-së, një nga kandidati për deputet i Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), një nga kandidati për deputet i Partisë Liberale të Ashkalinjëve dhe dy nga kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe vendosen brenda afatit ligjor prej 72 orësh nga koha e deponimit të tyre.

Ndërsa pak më parë, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në Gjykatën Supreme kanë deponuar ankesë tre kandidatët të cilët ishin shpallur fitues nga KQZ-ja dhe kishin fituar ulëse në Kuvend, mirëpo në përgjigjen e Gjykatës Supreme është thënë se nga LV kanë mbërritur dy ankesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të…