Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjen e BQE-së

18 shtator 2020 | 08:12

Pesë banka tregtare bullgare kalojnë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Qendrore Evropiane nga 1 tetori 2020, njoftoi BNR. Kjo është pjesë e bashkëpunimit të Bankës Popullore Bullgare dhe institucionit financiar evropian në rrugën drejt aderimit të Bullgarisë në eurozonë dhe e pranimit të euros. Ky bashkëpunim do ta përfshijë edhe mbikëqyrjen e bankave më të vogla të cilat mbeten nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Bankës Popullore Bullgare. Nëndrejtori i Bankës Popullore Bullgare, Radosllav Milenkov, do ta prezantojë vendin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane me të drejtë vote.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e…