Pesë superyje që nuk shënuan në një Botëror

19 nëntor 2022 | 18:24

Kupa e Botës është ndoshta institucioni më i vështirë për t’u pushtuar. Duhet vullnet, fat dhe lojtarë të aftë. Nuk është thjesht rastësi që lojtarë si Ronaldo dhe Messi nuk kanë arritur të ngrenë trofeun prestigjioz.

Por ka edhe legjenda të futbollit që kanë konkurruar në këtë institucion dhe nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol! Disa janë ende në luftë dhe disa e kanë mbyllur karrierën e tyre vite më parë.

Luis Figo

I lindur më 4 nëntor 1972, Luis Figo u rrit me skuadrat e Barcelonës dhe Real Madridit. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë portugez në historinë e La Ligës. Me kombëtaren portugeze ka arritur të marrë pjesë në 2 Botërorë, pa arritur të shënojë asnjë gol.

Pavel Nedved

Nedved u konsiderua si një nga mesfushorët më të mirë në kulmin e tij, duke luajtur për Lazion dhe sigurisht Juventus. Me Kombëtaren e Çekisë arriti të garojë vetëm në një Botëror, pa shënuar asnjë gol.

Frank Lampard

Lampard filloi në West Ham dhe u bë një legjendë e Chelsea dhe gjithmonë një anëtar kyç i “tre luanëve”. Një nga mesfushorët më të mirë, me gola dhe asistime të jashtëzakonshme. Është për t’u shquar se ai luajti në tre Botërorë dhe nuk arriti ta fuste topin në rrjetë as edhe një herë! Sigurisht, ai shënoi një gol në Kupën e Botës 2010 kundër Gjermanisë, por nuk u llogarit. Ai ka hyrë në histori si “goli fantazmë”.

Robert Lewandowski

E pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë! Një nga golashënuesit më të mëdhenj të Evropës, i cili ka luajtur me Bayern Munichu dhe ka qenë me Barcelonën që nga viti i kaluar, nuk ka shënuar në këtë kompeticion. Nga ana tjetër, ai ka marrë pjesë vetëm në një Botëror, ndaj ka një justifikim.

Zlatan Ibrahimoviq

Ky lojtar i veçantë ka kaluar nëpër të gjitha skuadrat e mëdha të Evropës dhe ka shënuar mbi 550 gola në karrierën e tij. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur të shënojë gol në Botëror me kombëtaren suedeze edhe pse ka konkurruar dy herë në këtë event.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me homologen e…