
Pesë të arrestuar në Llaushë të Skenderajt, u rrahën
Pesë persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një rrahje në mes veti në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se lidhur me rastin, është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy nga të dyshuarit kanë kërkuar tretman mjekësor për lëndimet e marra.
Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga të dyshuarit, i moshës së mitur, është ndaluar për 24 orë.
“Fsh. Llaushë , Skenderaj 16.08.2025-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes veti. Lidhur me rastin është bërë bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e ndaluar. Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa njeri nga të dyshuarit i moshës së mitur ndalohet për 24 orë”, njofton PK.