Pesë të plagosur si pasojë e sulmit me thikë në një xhami në Tiranë

19 prill 2021 | 17:41

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Policia ka arrestuar autorin.

Ngjarja ndodhi sot, kur Rudolf Nikolli, 34 vjeçar, sulmoi me thikë brenda xhamisë në kryeqytet pesë besimtarë teksa ata po kryenin faljen.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Imami Ahmed Kalaja ka pohuar përmes një videoje në “Facebook” se në mesin e të plagosurve kishte dhe punonjës të xhamisë.

Sulmi me thikë në xhaminë e rrugës së Kavajës ndodhi në muajin kur besimtarët myslimanë agjërojnë Ramazanin, një muaj i shenjtë për ta.

Bëhet me dije se Nikolli ka qenë në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajner i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është kundër krijimit…