Pesë zëvendësime edhe në Premier Ligë

04 qershor 2020 | 15:50

Klubet e Premier Ligës do të jenë në gjendje të përdorin pesë zëvendësime për ndeshje, kur stinori të rifillojë më 17 qershor.

Ndryshimet do të jenë të përkohshme për të ndihmuar klubet në orarin e ngjeshur që do të kenë, pas tre muajve pezullim për shkak të pandemisë së COVID-19. Kanë mbetur edhe 92 ndeshje në total për t’u përfunduar në stinorin e Premier Ligës. Në rrethana normale skuadrat kanë të drejtë të bëjnë tri zëvendësime në ndeshje.

“Për pjesën e mbetur të stinorit 2019/20, numri i zëvendësimeve që mund të përdoren nga një skuadër në ndeshje do të rritet nga tri në pesë. Kjo është në linjë me ndryshimin e përkohshëm të rregullave që është bërë nga IFAB-i muajin e kaluar”, është njoftuar nga Premier Liga. Klubet do të lejohen të kenë nëntë zëvendësues në banka rezervë, një rritje nga shtatë sa i kanë zakonisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar një…