Petrit Hajdari nga Drenasi: Uragani i PDK-së veç ka nisur
18 shtator 2025
| 01:21
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive gjatë takimeve me ta, duke e cilësuar këtë si një “ndjenjë të pathyeshme”.
“Nuk ka ndjenjë më të fortë sesa kur flet me ata që të kanë rritë, që të kanë dhënë besim, që të kanë dhënë dashni. Fitorja jonë po vjen. Uragani i PDK-së u nis për të mos u ndalur”, tha Hajdari.
Ai shtoi se “zemra e Drenasit është gjithmonë PDK” dhe bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen kësaj fushate për, siç u shpreh ai, “Drenasin e së ardhmes”.
#PDK191
https://www.facebook.com/share/p/1EXtQDUmEm/?mibextid=wwXIfr



