Petrit Selimi: Barazimi i UÇK-së me ushtrinë e Millosheviqit, njëjtë si barazimi i forcave ukrainase me ato ruse

04 prill 2023 | 11:40

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se përpjekja për të vendosur një barazi mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Millosheviqit, është ngjashëm më përpjekjen për t’i barazuar forcat ukrainase me pushtuesit rusë.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, pas një paraqitje për një medium të huaj.

“Ne ramë dakord me prezantuesin se përpjekja për të vendosur një shenjë barazie midis UÇK-së dhe ushtrisë së Millosheviqit gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 është i ngjashëm me përpjekjen sot për të barazuar forcat ukrainase të Zelenskyy me pushtuesit gjenocidal rusë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, dje pas dy vite e gjysmë nisi zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati tjetër i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka thënë se…