Petrova së shpejti bëhet me park të ri

22 maj 2019 | 16:25

Në kuadër të projektit dyvjeçar për rregullimin e parqeve në hapësirat publike, këto ditë në fshatin Petrovë të Shtimes ka filluar rregullimi i një parku të ri në qendër të fshatit.

Përgjegjësi për ndërtim, Fatmir Rexhepi, ka bërë me dije se ky projekt është duke u realizuar me financim të Komunës së Shtimes.

Ai ka thënë se vlera e projektit është mbi 4 000 euro, ndërsa punimet është duke i kryer “Ledi ING” nga Carraleva.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me kompaninë…