Pezullohen nga puna 3 mijë punonjës shëndetësorë të pavaksinuar në Francë

16 shtator 2021 | 13:37

Rreth 3 000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar, në Francë janë pezulluar nga puna, pas hyrjes në fuqi të vaksinimit me detyrim për stafin mjekësor, ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Ai ka thënë se shumica e pezullimeve janë të përkohshme dhe shumica e tyre përfshijnë staf ndihmës. “Ka pak bluza të bardha”, ka thënë ai.

Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 ka hyrë në fuqi dje për 2.7 milionë persona, siç janë personeli në spitale, personeli në shtëpitë e të  moshuarve dhe infermierët e vetëpunësuar.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Publik Francez (Santé publique France, SpF), më 12 shtator, 89.3 për qind e personelit në shtëpitë e pleqve kishin marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa shkalla përkatëse e vaksinimit për të gjithë personelin e kujdesit shëndetësor ishte 73.9 për qind. /Oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 16 vjetëve në pushtet, kancelarja Angela Merkel nuk do…