Pezullohet greva e punëtorëve të Ministrisë së Kulturës

23 janar 2020 | 16:48

Këshilli organizativ i protestës në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka vendosur që ta pezullojë përkohësisht grevën, e cila ishte shpallur në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Me anë të kësaj greve, ishte kundërshtuar vendimi i qeverisë që në objektin e Ministrisë së Kulturës, të vendoset Presidenca.

Kryetari i Sindikatës se Punëtorëve në Ministrinë e Kulturës, Labinot Berisha, ka thënë për “Radio Kosovën” se ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të ri që pritet të jetë i paanshëm nga ana e Ministrisë së Administratës Publike .

“Këshilli Organizativ i Protestës ka marrë vendim që greva e përgjithshme, e shpallur në të gjitha hapësirat ku funksionon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të pezullohet. Ky vendim është marrë për arsye se Ministria e Administratës Publike publikisht është deklaruar se nuk do të marrë veprime të një anshme për largimin e punëtorëve nga objekti”, ka thënë Berisha.

Berisha, ka thënë se punëtorët e Ministrisë së Kulturës do të pranojnë të lirojnë objektin vetëm në rast se do të kenë ofertë që vendosja e tyre të bëhet në një objekt publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ka falënderuar liderët botërorë për shprehjen…