Presidenti i Izraelit: Antisemitizmi është ‘sëmundje malinje’

23 janar 2020 | 16:43

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ka falënderuar liderët botërorë për shprehjen e “solidaritetit me popullin hebre”, duke marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit në Jerusalem, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit në Auschwitz të Polonisë.

Duke folur më 23 janar, në hyrje të ceremonisë, Rivlini ka thënë se “antisemitizmi nuk përfundon me hebrenjtë” derisa antisemitizmin dhe racizmin i ka quajtur “sëmundje malinje”.

Ai ka shtuar se “asnjë demokraci nuk është imune” ndaj kësaj sëmundjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Drilon Llaldrovci nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka bërë…