Pezullohet vendimi për taksën prej 5 eurove për automjetet

22 korrik 2021 | 11:00

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që ta pezullojë vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Lajmin e ka bërë me dije zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.
Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:
raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.
Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani përmes "Twitter"-it ka përkujtuar 11-vjetorin e vendimit…