Philadelphia dhe Golden State fitojnë edhe sfidat e dyta

19 prill 2022 | 13:19

Kanë nisur ndeshjet e dyta çerekfinale të “play-off”-it në NBA. Në Lindje, skuadra e Philadephias udhëheq 2-0 serinë e takimeve ndaj Torontos, duke fituar me rezultat 112-97. Të gjithë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Embiid autor i 31 pikëve dhe Maxey me 23 pikë. Për kanadezët u dallua Anunoby me 26 pikë.

Poashtu 2-0 udhëheq serinë e ndeshjeve edhe skuadra e Golden State, që e mposhti Denverin (126-106). Sfidë e komanduar nga skuadra e Warriors, ku u dallua Curry me 34 pikë. Ai e nisi ndeshjen nga stoli, por tregoi se është gjithnjë lider, mbështetur edhe nga Poole me 29 pikë. 26 pikët e Jokiq për Denverin mbetën për statistikë.

Barazim 1-1 me ndeshje mes Dallasit e Utah Jazz. Skuadra teksane fitoi me rezultat 110-104 ndaj Jazz, në një duel të ekuilibruar përgjatë gjithë kohës. Mitchell realizoi 34 pikë e Bogdanoviq 25, por që s’mjaftuan për miqtë. Në kahun tjetër, Brunson me 41 pikë ishte i magjishëm në parket për Dallasin.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

Miami – Atlanta               (1-0)
Philadelphia – Toronto   112-97 (2-0)
Milwaukee – Chicago      (1-0)
Boston – Brooklyn           (1-0)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

Phoenix – New Orleans (1-0)
Dallas – Utah Jazz          110-104 (1-1)
Golden State – Denver   126-106 (2-0)
Memphis – Minnesota    (1-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu,…