Philadelphia kampion i futbollit amerikan

05 shkurt 2018 | 12:58

Në organizimin më të madh sportiv në Shtetet e Bashkuara, Super Bowl, kanë qenë anëtarët e ekipit The Philadelphia Eagles që kanë fituar përballë New England Patriots.

Rezultati 41-33 në Minesota, gjatë ditës së djeshme ka shënuar fitoren e Philadelphia-s kundër kampionit të deri tashëm, New England.

Kjo ka qenë fitorja e parë Super Bowl për Philadelphia-n, e cila e ka humbur mundësitë në Ligën Kombëtare të Futbollit më 1981 dhe 2005.

New England kanë fituar pesë herë në finale e Super Bowl, duke përfshirë vitin e kaluar dhe katër herë të tjera.

Ky ka qenë edicioni i 52-të i Super Bowl.

Zakonisht ndeshja luhet në një zonë neutrale.

Fotografia e Philadelphia Eagles

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se mbretëresha e muzikës, Rihanna ka një ekip futbolli…