Photoshop-i i keq e detyroi Kylie-n ta fshijë urgjent këtë foto!

30 prill 2020 | 10:35

Kylie Jenner gjatë gjithë kësaj kohe i ka bekuar sytë njerëzve me foto dhe video të postuara në Instagram, përfshi këtu edhe versionin e karantinuar të saj.

Po ja që ndonjëherë ndodh që ta teprojmë me fotoshopin dhe detajet të të tradhtojnë! 22-vjeçarja, postoi një foto ku shfaqej pranë pishinës, foto e cila u fshi brenda pak minutash dhe u ripostua sërish një tjetër version. Siç mund ta keni vënë re, asgjë nuk humb në botën e Instagram-it dhe ja.

Gabimi i Kylie-it ishte ky dhe Twitter-i nuk ka ndërmend t’ja falë.


Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Jenner akuzohet për photoshop. Madje, së fundmi ka thashetheme që thonë se pas fotove të famshme pa make up, Kylie ka punësuar një paparac që ta fotografojë “pa mendje” në formën më të mirë të mundshme!

Në lajme të tjera, ndërkohë që ju shihni foton e përpunuar keq, ajo po shijon shtëpinë e blerë së fundmi, e pashqetësuar aspak nga akuzat e internetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së…