Piateki: Do ta rikthej Milanin në Ligën e Kampionëve

24 janar 2019 | 18:36

Sulmuesi i ri i Milanit, Krzysztof Piatek, ka thënë se do të bëjë gjithçka për ta kthyer Milanin në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi polak iu bashkua skuadrës kuqezi për 35 milionë euro nga Genoa.

“Për mua është një tjetër hap përpara në karrierën time. Shpresoj se mund të luaj mirë me Cutronen. Duam të shënojmë shumë gola së bashku dhe shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë për ne. Mund të luaj me një sulmues tjetër pranë meje. Është një ëndërr e bërë realitet, pasi pranë meje është Maldini, të cilin unë e kam admiruar gjithmonë. Për mua është nder i madh të jem këtu. Do të bëj gjithçka për ta kthyer Milanin në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Piatek.

“Isha një tifoz i Milanit duke u rritur dhe ishte ëndrra ime për të luajtur këtu. Vetëm të ulem pranë legjendave si Maldini dhe Leonardo është nder i madh. Shpresoj se mund ta tregoj talentin tim në çdo lojë. Nuk mund të them asgjë këtu, por gjithçka do të vendoset në këtë fushë”, ka deklaruar Piatek.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u ka bërë thirrje vendeve…