Pickfordi ia ‘dhuroi’ fitoren Liverpoolit (video)

02 dhjetor 2018 | 19:25

Portieri Jordan Pickford ka qenë figura tragjike në ndeshjen Liverpool-Everton, pasi vendasit fituan falë gafës së tij (1-0).

Në minutën e 96-të, Pickford bëri një intervenim jo të duhur dhe nga topi i rikthyer me ndihmën e shtyllës Divock Origi arriti të shënoi golin e fitores. Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 71-të, kurse në pjesën e parë e goditi shtyllen portierit mysafir.

Pas kësaj fitore Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me dy pikë me pak se Manchester City, kurse Evertoni është i gjashti me 22 pikë. /Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i seksionit të sportit tek Milani, Paolo Maldini ka…