Piloti i Formulës 1 infektohet me Covid

01 shkurt 2021 | 17:09

Piloti francez Pierre Gasly, që garon në Formula 1 me makinën Alpha Tauri, ka konfirmuar se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Ai e dha lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtuar se ndihet mirë.

“Përshëndetje të gjithëve! Uroj të jeni të gjithë mirë e të sigurt. Dua të ndaj me ju lajmin se kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Kam informuar këdo që ka qenë në kontakt me mua ditët e fundit. Jam izoluar menjëherë dhe po ndjek procedurat e sigurisë që kanë vendosur autoritetet shëndetësore. Do ta vijoj stërvitjen në shtëpi gjatë kësaj kohe që jam në karantinë”, ka shkruar Gasly, i cili është piloti i gjashtë në Formula 1 që infektohet me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i drejtuar nga kryesuesi Jetish…