Pioli: Fati i sezonit varet nga sfida ndaj Salernitanas

22 dhjetor 2023 | 10:23

Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Kuqezinjtë” e Milan do të sfidojnë në “Stadio Arechi”, vendasit e Salernitana, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku për shumë personna kjo sfidë konsiderohet edhe si përballja, që do të “vulosë” fatet e këtij sezoni.

Një gjë të tillë e ka shprehur edhe teknikut i “Djajve” të Milanos, Stefano Pioli, i cili nga konferenca për shtyp e zhvilluar, në kuadër të kësaj sfide pasditen e së enjtes, që sapo lamë pas është shprehur se prej disa kohësh djemtë e tij janë në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive dhe se në këtë transfertë duhet të bëjnë gjithçka për 3 pikët.

“Shumë ose gjithçka varet nga ndeshja e nesërme (sotme), duhet thënë se është e pashmangshme që të jetë kështu. Prej disa kohësh jemi në kërkim të vazhdimësisë së fillimit të sezonit, ndeshjen e nesërme duhet ta përballojmë duke i njohur mirë cilësitë dhe karakteristikat tona”,- u shpreh tekniku italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rabije Rexhepi nga Prelloci, komuna e Skenderajt, shpall të pavlefshme…