Pioli: Fitorja ndaj Napolit ishte e merituar

12 shkurt 2024 | 11:40

AC Milan e mposhti Napolin në “San Siro” me rezultatin minimal 1-0, duke konfirmuar sërish një formë të shkëlqyer në Serie A.

Trajneri Stefano Pioli ka thënë se kuqezinjtë e fituan më mërit këtë ndeshje.

“Nuk e di nëse kemi bërë më të mirë, por në këtë muaj e gjysmë ne kemi bërë shumë mirë dhe pothuajse kemi mbajtur ritmin e Interit. Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha. Tani po vjen edhe Liga e Evropës dhe energjia do të shpenzohet më shumë, por ne duam të bëjmë mirë në të dyja garat. Ne do të rishikojmë episodet sepse kishim mundësi për të dyfishuar rezultatin, por është mirë të fitosh një ndeshje si kjo kundër një ekipi që ka cilësi të shkëlqyera. Luftuam si ekip dhe ne donim ta fitonim këtë ndeshje. Kjo ishte një fitore e merituar pasi ne djersitëm shumë, përballuam edhe rrezikun e Napolit”, u shpreh Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare Merdare, pasi…