Pioli, pas humbjes nga Spezia: Gjyqtari na kërkoi falje pas ndeshjes

18 janar 2022 | 10:08

Milani u mposht në limit nga Spezia, por ndeshja nxiti shumë polemika për vendimet skandaloze të gjyqtarit Serra.

Arbitri pas ndeshjes i ka kuptuar gabimet e tij dhe i ka kërkuar falje skuadrës “kuqezi”.

“E dinim se ishte padrejtësi, duhet të fajësojmë edhe veten por ndajmë përgjegjësinë me gjyqtarin”, ka thënë Pioli.

“Më vjen keq ta them këtë. Por, ai madje kërkoi falje pas ndeshjes. Ndoshta nuk ishte as faji i tij. Është turp”, shtoi trajneri italian.

Milan pësoi humbje 1:2 në një ndeshje ku Theo Hernandez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës gjatë ditës së sotme do…