
Piraj: Krenar me Arbnora Fejza Idrizi
16 prill 2021
| 16:08
Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, ka falënderuar Arbnora Fejza Idrizi, për vendosjen e flamurit të Kosovës të punuar nga mozaiku origami në librin e rekordeve botërore të GUINNESS.
Ai po ashtu falënderoi edhe kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari që e ka përkrahur në çdo hap këtë projekt.
Postimi i plotë i Piraj në “Facebook”:
E falënderoj Arbnora Fejza Idrizi për mirënjohjen dhe e falënderoj që na ka bërë të ndihemi shumë krenar me vendosjen e flamurit të Kosovës të punuar nga mozaiku origami në librin e rekordeve botërore të GUINNESS so flamurin më të madh më botë!Urime Arbnora! E tërë Kosova krenohet me juve! Faleminderit dhe kryetarit të Skenderajt z. Bekim Jashari që e ka përkrahur në çdo hap këtë projekt.