Pirlo: Reaguam si skuadër e madhe ndaj Lazios

07 mars 2021 | 18:50

Juventusi fitoi kundër Lazios me përmbysje (3-1), kurse trajneri Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur me fitoren, mbi të gjitha me sjelljen në fushë të futbollistëve të tij, teksa më pas bëri apel që të fillojnë të mendojnë për ndeshjen ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

“E nisëm keq ndeshjen, duke i dhuruar 20 minutat e para, megjithatë reagimi ishte prej një skuadre të madhe. Erdhëm duke e rritur ritmin vazhdimisht dhe duke shtuar presionin ndaj kundërshtarit, që i lamë shumë pak mundësi. Më pëlqeu mentaliteti me të cilin përballuam këtë sfidë, por tani duhet të çlodhemi dhe të mendojmë për Porton, pasi ajo është një ndeshje ku gabimet janë të ndaluara”, ka thënë Pirlo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka ndarë mirënjohje…