Pjaniq: Nuk jam i lumtur te Barça, Juve më ka mbetur në zemër

07 dhjetor 2020 | 16:47

Mesfushori Miralem Pjaniq pas tre muajsh në skuadrën e Barcelonës është penduar që u transferua në këtë klub, pasi shumë ndeshje po i përcjell në rolin e spektatorit.

“Do të doje të luaje më shumë? Po, është ajo që unë dëshiroj. Sinqerisht nuk arrij ta kuptoj arsyen e kësaj situate. Është e qartë që dëshiroj të luaj më shumë. Di të jap akoma më shumë, dhe kur trajneri më ka thirrur, gjithmonë i jam përgjigjur, kam bërë mirë dhe kam luajtur ndeshje të mira. Më shumë se kaq nuk di se çfarë duhet të bëj. Jam duke u stërvitur dhe ndihem gati”, ka thënë Pjaniq.

“Juventusi më ka mbetur në zemër. E ndjek gjithmonë kur mundem. Shorti më bëri shumë të lumtur, keqardhje që nuk mund të luhej me tifozë në Torino, por do të ketë raste të tjera”, ka shtuar Pjaniq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Anisa Bahiti Në  historinë  e futbollit të kombit tonë…