Pjaniqi huazohet në Beshiktash

03 shtator 2021 | 10:29

Miralem Pjaniq i është bashkuar skuadrës turke Beshiktash në huazim njëvjeçar pa asnjë mundësi për të blerë pasi nuk ka luajtur për Barcelonën në sezonin e tij të parë në klub.

Afati kalimtar i transferimeve në Spanjë është mbyllur më 31 gusht, po rnë Turqi është ende i hapur, që do të thotë se mund të arrihet një marrëveshje për ta çuar boshnjakun në Stamboll.

Klubi turk e ka zyrtarizuar përmes një postimi në Twitter.

Transferimi në Turqi erdhi pasi që Pjaniqi nuk arriti marrëveshje me klubet italiane, ku ka shkëlqyer më parë me Romën dhe me Juventusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodran Mustafi është prezantuar si lojtar i UD Levantes. Ish-mbrojtësi…