Pjesëmarrje e ultë e kompanive nga Shqipëria në panairin “Prishtina 2019”

25 prill 2019 | 15:01

Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi, vitin e kaluar kishte kritikuar ish- kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, se nuk i kishte ftuar kompanitë nga Shqipëria në panairin “Prishtina 2018”, e që në shenjë proteste për këtë gjë, ai nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes. Kurse këtë vit, me kryetarin e ri, Berat Rukiqi, në panairin “Prishtina 2019”, po vërehet një numër i papërfillshëm i bizneseve nga Shqipëria.

E ambasadori Minxhozi, i cili sivjet ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, në intervistë për Radio Kosovën ka pranuar se ka pjesëmarrje të ultë nga Shqipëria, por këtë herë ai nuk kritikoi, veçse shtoi që duhet shikuar kah e ardhmja.

“Nuk janë mjaftueshëm, janë diku 4-5 kompani nga Shqipëria, por duhet të kemi parasysh se sot në Kosovë zhvillohen panaire të ndryshme, edhe rajonale, ku kompanitë e Shqipërisë janë shumë prezentë. Para ca kohësh u bë një panair në Prizren, ku ishin numër i konsiderueshëm i kompanive nga Shqipëria. Megjithatë do të duhej të ishin më tepër”, u shpreh ai.

Aktualisht në Kosovë është duke u mbajtur vetëm ky panair. “Kësaj radhe nuk mund të jap ndonjë shpjegim më konkret, por ne po përgatitemi edhe për panaire të tjera. Do të duhej të ishin me tepër kompani nga Shqipëria, jam plotësisht dakord”, ka deklaruar ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- Janari i acartë me një dimër të vështirë Shkruan:…