Pjesëmarrje masive/ Shukri Buja premton projekte konkrete për qytetarët e Lipjanit

15 gusht 2025 | 21:56

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, po vazhdon takimet me qytetarët.

Në misionin e tij për t’u rikthyer në krye të kësaj komune, Buja po takon nga afër qytetarët, duke kuptuar kërkesat e tyre.

Gjatë ditës së sotme, Buja pati një takim të frytshëm me gra dhe vajza të reja nga qyteti i Lipjanit, ku diskutuan idetë dhe mundësitë për fuqizimin e tyre socio-ekonomik.

Ai u zotua se në mandatin e ardhshëm do të ndërmarrin masa konkrete për familjet dhe për gratë: rritjen e rolit të tyre në institucione dhe vendimmarrje, aftësimin profesional, punësimin, vetëpunësimin, si dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre

Poashtu, Buja takoi qyteatarë në Gllogoc dhe në Jetën e Re, atje ku kishte pjesëmarrje masive.

“Gllogoci dhe Jeta e Re do të jenë pjesë e një zhvillimi të integruar urban me qytetin e Lipjanit, me investime të rritura dhe projekte konkrete që do të realizohen në mandatin e ardhshëm”, premtoi Buja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e…